Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA është “plotësisht e përgatitur” për luftë nukleare me Rusinë.
Komentet e tij erdhën pasi ish-presidenti rus Dimitry Medvedev paralajmëroi se ultimatumet e fundit të SHBA-së mund të përshkallëzohen në një konflikt të drejtpërdrejtë midis dy fuqive bërthamore.
Duke i quajtur “deklarata shumë provokuese”, Trump tha se kur ata flasin për armë bërthamore, SHBA duhet të jetë e përgatitur për këtë.
“Vetëm duhet të lexosh çfarë tha ai. Ai po fliste për armët bërthamore. Kur bëhet fjalë për armët bërthamore, ne duhet të jemi të përgatitur dhe ne jemi plotësisht të përgatitur”, tha Trump në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.
Në një paralajmërim të qartë, Donald Trump tha se kishte urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore amerikane “në rajonet e duhura” si një masë paraprake, por pa zbuluar se ku.
Në pyetjet se ku saktësisht kishte urdhëruar pozicionimin e nëndetëseve bërthamore të përmendura, Trump shtoi: “Unë e bëj këtë për shkak të sigurisë për popullin tonë… Ne do t’i mbrojmë njerëzit tanë”, raportoi Associated Press.
“Bazuar në deklaratat shumë provokuese të Medvedevit, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”.
Trump theksoi rëndësinë e një retorike të tillë, duke shtuar: “Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste”.
Komentet e Donald Trump erdhën disa orë pasi ish-presidenti rus Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, paralajmëroi se ultimatumet e fundit “50 ditë ose 10” të Uashingtonit mund të përshkallëzohen në një konflikt të drejtpërdrejtë midis dy fuqive bërthamore.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,