Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern. Kështu ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë edhe se bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave.
“Bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.Një kënaqësi duke folur me kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern në Nju Jork mbrëmë”, ka thënë Osmani. /Botapress.info/