Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 49 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej një (1) viti.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, percjelle Botapress.info