Në 24 vjetorin e vrasjes së shekullit, atentatit n’Tiranë ndaj Ahmet Kryasniqi, ish Ministër e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës !
Po, vrasja ka adresë ; Ministri u vra n’Tiranë, atentatorët ishin shqiptarë, sikurse edhe urdhërdhënësit e këtij akti makabër dhe anti-shqiptarë, të cilët e ekzekutuan Ministrin e luftës për motive pushteti dhe n’sherbim të armikut shekullor serbo-sllav !
Prokuroria e posaqme e Shqipërisë (SPAK) dhe Byroja kombëtare e hetimit të cilat kishin paralajmëruar se do merren me zbardhjën e fakteve & të vertetave n’lidhje me krimin anti-kombëtar & anti-Kosovë, ende asnjë dritë n’fund të tunelit.
Kosova i ka shti veshët n’lesh !
Atentati ndaj Kolonelit Ahmet Krasniqi, ishte atentat ndaj përpjekjeve biblike & titanike të popullit shqiptarë të Kosovës për liri dhe mbijetësë në njërën nga periudhat ma dramatike të fateve tona për liri a vdekje.
Vrasja e Kolonelit, ishte goditje n’zemër e përpjekjeve titanike të popullit të pambrojtur të Kosovës, por liri-dashës & liri-kërkues deri n’frymen dhe n’piken e fundit të gjakut si çmim lirie dhe sakrifice sublime…!
Ekzekutimi i Ministrit të Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, në kohën kur i njëjti bashkë me t’gjithë faktoret relavant në fushën e politikës dhe luftës, eksploronte t’gjitha mundësitë e perafrimit, bashkëpunimit dhe unifikimit nacional përballë armikut të eger-gjakatarë, ishte një goditje fatale interesit madhor kombëtar dhe lirisë së kërkuar n’fushëbeteja me armikun.
Vrasja e shekullit dhe implikimet anti-shqiptare!
Padyshim, interesi madhor dhe kulmor për vrasjën dhe ekzekutimin n’pabesi dhe n’pritë të kolonelit Ahmet Krasniqi, ishte i armikut shekullor sebo-sllav, por vendi, koha dhe mënyra e likuidimit të Heroit të Dardanisë Antike- Kosovës, jep faktin e pathyeshëm se aktin makaber të krimit, e kreu dora e zgjatur e armikut, dora e shqipëfolësve me gjak & gjene armiqësore, anti-kombëtare dhe anti-Kosovë.
Kush urdhëroj vrasjën e Kolonelit-Hero dhe pse?
Fraksionet e ish LPK-së, të sofistikuara në Tiranën zyrtare të kohës, dhe të lidhura si mishi e thoni me “Revolucionin e vonuar” të 97-tës dhe eksponentë të djeg’jës dhe gadi zhbërjës së shtetit shqiptar në atë “revolucion” të krimit dhe bandave mbi atdheun e shqiptarëve.
Të vendosur në hotelin Rogner të Tiranës, pra larg vijave të frontit kundër armikut, pra largë nga aty dhe atje ku derdhej gjaku rreke i deshmorëve n’alltarin e lirisë, ky i vetquajturi SHP i UÇK-së, n’sinkron dhe i kordinuar me fraksione të ngjashme në Zvicër & Gjermani, “drejtonin” luftën, alias fondet për luftën, komunikatat dhe urdher-dhënjën për vrasjën e komandantëve real të luftës në Kosovë duke hap rrugë pushtetit të tyre mafio-kriminal dhe anti-kombëtar.
Tirana kuislinge e kohës, ajo Tiranë e Fatosave : Nano-Klosi, aleate ideologjike e Athinës, Moskës dhe Beogradit, ishte n’krahë të kësaj kaste ideologjike dhe mafio-kriminale, duke mbështet dhe ndihmuar në aktet sabotuese dhe diversive Levizjes sonë nacionale për liri & pavarësi, dhe ndaj luftës se popullit të Kosovës për liri dhe t’drejta kombëtare në Kosovën e robëruar.
Koloneli u vra, ngase ideal & vepër jetësore kishte lirinë e atdheut, amanetin e brezave dhe të ardhmën e gjeneratave që do gëzonin kontributin dhe sakrificën sublime n’luftë me armikun.
Pista e vrasjes së Heroit Ahmet Krasniqi, është e ngushtë dhe me emra t’përveqëm, por ajo pistë nuk duhet kamufluar duke e tejzgjeruar me qarqe dhe kauza histerike dhe inekzistente.
Xhavit Haliti & Fatos Klosi janë protagonistë të krimit makabër mbi kolonelin Hero, Ahmet Krasniqi, ku bashkëpunimi në marrjen e vendimit, nuk përjashton asesi Azem Sylën, Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin.
Nese duam zbardhjën e vrasjes së Heroit Ahmet Krasniqi, zbardhje kjo e cila do bënte “prerje” të “Nyjes Gordiane”, përkatsisht, do ndihmonte edhe në zbardhjën e t’gjitha vrasjeve poltike të urdhëruara dhe të ekzekutuara nga e njëjta kastë mafio-kriminale që nga Ali Uka e deri të Smajl Hajdaraj, duhet t’kapën shtabistët e krimit anti-Kosovë të cilët ishin të vendosur në hotelin Rogner të Tiranës, dhe padyshim edhe të dy Fatosat : Nano & Klosi!
Vënja para Drejtësisë e t’lartë-përmendurve, do nxirrte n’dritë të diellit edhe autorët e krimit të cilët ekzekutuan kolonelin Hero, Ahmet Krasniqi në Tiranën kuslinge të pas “Revolucionit të vonuar të 97-tës”!
Zbradhja e vrasjes së shekullit, alias Ministrit të Luftës, kolonel Ahmet Krasniqi, do ishte dhe do jetë satisfaksion për familjën e Heroit, ushtarët & ushtarakët e Republikës së Kosovës, dhe vetë Institucionin shtetëror, titullar i të cilit ishte Ministri, pra FARK-un.
Gjykimi dhe ndeshkimi i krmit & kriminelëve n’rastin e Heroit, Kolonel Ahmet Krasniqi, do sqaronte kohen dhe rrethanat e ekzekutimit dhe do bënte të mundur që populli shqiptar i Kosovës t’a mëson drejtë historinë e vetë të lavdishme, poaq sa tragjike dhe histerike…!
Të nxjerrën n’dritë të Diellit dhe “lakuriq” kriminelët nga Drejtësia edhe pse e vonuar.
Atëherë dhe vetëm atëherë, koloneli Ahmet Krasniqi dhe ata të cilët kishin “fatin” e Tij, do prehen të qetë n’Panteonin e përjetësimit, aty dhe atje, nga ato lartësi, ku është vendi i grave dhe i burrave të cilet i kushtojnë veprën jetësore kombit & atdheut.
Vepra e Kolonelit i bënë roje atdheut !
Lavdi deshmorëve të kombit,
Lavdi e përjetshme dhe e përbotshme, Heroit Ahmet Krasniqi, ish Ministër i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës (FARK).
fb