Analisti Halil Matoshi ka zbuluar një skandal tjetër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Matoshi ka treguar se Kurti i rekomandonte aktivistëve të kësaj partie filmin anti amerikan që glorifikonte Hugo Chavezin.
Ai përderisa ka folur për tubimin e djeshëm të Kurtit i cili tha se të rinjët në zyrat e VV-së komentojnë filma dhe lexojnë libra, ka rikujtuar edhe vitin 2015 kur Kurti rekomadonte filimin për Hugo Chavèz-in.
“Lexoni së çfarë filmash kqyrshin aktivistat e VV-së në opozitë, kur ata rreshtoheshin me Hugo Chávez-in e kundër Amerikës! .Dje Lideri i VV hem Kryeministër i Kosovës, Kurti I veshun me “Hugo Boss”, thirri aktivistat qe me kqyrë sërish këso filma”, ka shkruar Matoshi.
Deputeti i LVV-së në mbrojtje të SBAShK-ut: Kanë kërkesa të arsyeshme
Hugo Chavez ishte presidenti i Venezuelës i famshëm për retorikën anti-amerikane. Ai iu ishte referuar Shteteve të Bashkuara si “një person i keq”, “një vrasës” dhe “një pushtues i dhunshëm”.
Postimi i plotë:
1.Albin Kurti aktivistave u rekomandon Hugo Chavèz-in – vet vishet me Hugo Boss!
Lexoni së çfarë filmash kqyrshin aktivistat e VV-së në opozitë, kur ata rreshtoheshin me Hugo Chávez-in e kundër Amerikës!
2.Dje Lideri i VV hem Kryeministër i Kosovës, Kurti I veshun me “Hugo Boss”, thirri aktivistat qe me kqyrë sërish këso filma!
“Lëvizja jonë ka qenë tradicionalisht një vatër e edukimit politik të rinisë. Siç dihet, nëpër qendrat tona gjithandej Kosovës, ne kemi ofruar zyrat tona si infrastrukturë edukimi. Aty janë mbledhur të rinjtë e të rejat për të lexuar e diskutuar libra, shikuar e komentuar filma, e kështu me radhë. Këto aktivitete nuk duhet të ndalojnë tani që jemi në pushtet.”, vlerësoi Kurti. (20 shtator, 2022)