Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas sjelljes së sotme të deputetit të VV’së, Dimal Basha në Komisionin për Arsim ku ishte duke u raportuar për grevën e mësimdhënësve.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook e quajti Bashën, të dobët dhe të paedukatë, pasi ky i fundit iu drejtua kreut të SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj duke i thënë: “Ti je i pasinqertë në kërkesat e tua, e ke mbajt peng këtë Republikë. A ke punuar para lufte pa pare, tash për 50 euro po i mban fëmijët peng a? Piskat se ti s’merr vesh ndryshe”.
Nushi i PSD’së për Bashën: Kështu i vërtetohet 3-shi në logjikë
“Nese ke qene nxenes i dobet ne shkolle fillore e te mesme dhe njekohesisht bandit, gjasat e mira jane qe te mbetesh i njejte edhe kur te rritesh, pa marre parasysh nese merr ndonje diplome faktulteti.
Ky perfaqesuesi i popullit, pos ne shkolle te mesme, po tregohet i dobet, i paedukate e me plot probleme bazike te miresjelljes edhe tash.
Njekoheissht po i thote mesimedhenesve sic keni sakrifikuar ne kohen e Millosheviqit, bejeni edhe tash nje saktifice te vogel ne kohen e Albinit. Shife ti cfare paralelesh nxjerr nje nxenes i dobet”,shkroi Zogaj./Botapress.info/