Kompania Apple këtë muaj ka prezantuar telefonin e saj më të ri, iPhone 14, në një ceremoni të quajtur ‘Far Out’. Për dy versionet e këtij telefoni, atë standardin dhe Pro, në Kosovë tashmë ka shumë interesim. Kosovarët mezi po presin që këta telefonë të vijnë në Kosovë në fund të këtij muaji për t’i blerë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ndërkohë, nuk e ka këtë hall. Shefi i shtetit amerikan e posedon një iPhone X, të cilin Apple e lansoi para pesë vjetësh, më 3 nëntor të vitit 2017.
Me këtë lloj iPhone-i në dorë, Biden u fotografua të martën.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/09/cfa6153b-c6a3-4c38-8264-ec3ea9524974-1-900x600.jpg)
Këtë fotografi të presidentit amerikan e publikoi sot CNN.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/09/Biden-2-629x600.png)