Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallur kandidaturën edhe për një mandat si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai në këtë tubim ka shpalosur edhe programin e tij për mandatin e ri si kryetar i Lëvizjes.
Në këtë organizim ishin të pranishëm disa nga ministrat e Qeverisë, Deputetë të Kuvendit e nuk munguan edhe anëtarë të partive që janë në bashkëqeverisje.
Konkursi mbyllet nesër/ Kush do të jetë drejtor i ri i Policisë së Kosovës?
Por Indeksonline merr vesh se një numër i madh i grupit parlamentar të LVV, munguan në këtë organizim.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se rreth 25 deputetë nga radhët e VV-së, nuk ishin prezent në këtë ngjarje edhe pse kishin ftesa për të qenë pjesë e takimit.
Mungesa e tyre lë të kuptohet se atmosfera në partinë e Kurtit nuk është aq e këndshme. Kujtojmë që zgjedhjet e brendshme të LVV-së do të mbahen ditën e diel më 25 shtator.