Kryetari i SBASHK , Rrahman Jasharaj, ka demantuar lajmet se janë tërhequr nga kërkesa kryesore për shtesën prej 100 eurosh.
Jasharaj tha se as BSPK-ja as SBASHKU dhe as shërbyesit civil nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e bërë publike deri tani
“Jo, nuk eshte i vertetë lajmi se jemi terhequr nga kërkesa për shumën prej 100 eurosh. E kanë lexuar gabim letrën kthyese, i kam vizuatuar SBASHK dhe ajo që di dhe e them me plot përgjegjësi është se as BSPK-ja e as SBASHKU dhe as shërbyesit civil nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e bërë publike deri tani dhe as nga kërkesa për 100 euro”
Jasharaj tërhiqet nga kërkesa për 100 euro shtesë, ka një kusht të ri për qeverinë
“SBASHK-u ka thënë se përveq asaj shume që e ka ofruar në Pako Qeveria Kurti, kësaj shume ti shtohet edhe përqindja e ngritjes ekonomike për ketë vit dhe përqindja e inflacionit që ka ndodhur këtë vit. Nuk jemi terhequr por e kemi bere nje version të ri, pasi ata po këmbëngulin 50 dhe kësaj 50 i shtohet përqindja e ngritjes ekonomike dhe përqindja e inflacionit dhe shuma besoj do të jetë ajo që është kërkuar edhe në fillim.” tha Jasharaj.
Më poshtë mund të lexoni letrën që SBASHK i ka dërguar “Avokatit të Popullit”./Botapress.info/