Aty shohim se Japonia është në vendin e parë me IQ mesatare të popullsisë së saj që arrin në 106.49, e ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10). Shtetet evropiane që kanë arritur të përfshihen në top dhjetëshen janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda, si dhe Gjermania me një IQ mesatare 100.74.
Por ku ndodhet Shqipëria në këtë renditje? Me një mesatare 81.75, Shqipëria renditet e 109-ta në botë. Greqia fqinje është e 55-ta me një mesatare prej 90.77, ndërsa shteti me IQ më të ulët në tabelë është Nepali me 42.99. /Botapress.info/