Një aksident autobusi i shkaktuar nga shirat e dendura në Kosta Rika la të paktën gjashtë persona të vdekur mbrëmjen e së shtunës, thanë zyrtarët.
Sipas Reuters, përcjell Botapress.info, shirat e dendura në të gjithë vendin shkaktuan një rrëshqitje dheu në rrugën Cambronero, në perëndim të vendit 70 km nga kryeqyteti San Jose, rrugës për në brigjet e Paqësorit.
Tragjike: Rastesia bën që dy avionë të përplasen me njëri-tjetrin, nuk ka asnjë të mbijetuar
Zjarrfikësit dhe Kryqi i Kuq i vendit raportuan të paktën gjashtë persona të konfirmuar të vdekur. Autoritetet po përpiqeshin të gjenin njerëz të zhdukur, të cilët presidenca tha se ishin të paktën 30./Botapress.info/