Analisti politik, Petrit Zogaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë investime, ose armatim, pasi që të dyja nuk shkojnë bashkë.
Ky reagim i Zogajt vjen pas përsëritjes së deklaratës nga kryeministri Kurti, për një konflikt të mundshëm me Serbinë.
Veç tjerash, analisti ka thënë se Kurti e ka nisur një luftë tjetër, atë me grevistët, të cilën nuk po mund ta fitojë.
“Duke deshtuar brenda vendit, ne shumicen e ceshtjeve qe po perballet, pa asnje pergjegjesi jep intervista ne media te huaja duke paralajmeru per nje lufte te mundshme me Serbine”, tha ai.
Postimi i plotë i analistit Zogaj:
KM Kurti e ka nje “lufte” te nisur para 20 dite, e ajo eshte greva ne arsim. Si KM qe eshte, ai nuk po tregon as gatishmerine e as aftesine qe te fitoje kete lufte.
Duke deshtuar brenda vendit, ne shumicen e ceshtjeve qe po perballet, pa asnje pergjegjesi jep intervista ne media te huaja duke paralajmeru per nje lufte te mundshme me Serbine.
Percaktohu kryeminister-ose ben thirrje per investime te huaja, duke ofru siguri e energji per kompanite qe dojne me investu ne Kosove, ose kerkon armatim nga vendet qe jane te gatshme me te dhene. Te dyjat bashke nuk shkojne.