Kosova ka arritur të fitoj medalje në Kampionatin Evropian të xhudos.
Xhudisti Dardan Cena fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve, që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë, kategoria -73 kg.
Cena mposhti hungarezin, Gergely Adorjani, në luftën për medaljen e bronztë.
Ky ishte suksesi më i madh i Dardanit në karrieren e tij.