Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitetit të lartë duke shkaktuar përmbytje në disa qarqe.
Bazuar te raportimet e meteorologëve, bashkia e Lezhës ka ngritur alarmin e kuq duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal. Bashkia ka vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni nëse keni nevojë.
Më të varfrit në Evropë, Shqipëria me nivelin më të keq të jetesës në kontinent
“Njoftim i rëndësishëm. Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.
Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit: 0683312049” njofton bashkia.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për shkak të reshjeve shumë intensive qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës rrezikohen nga përmbytjet. Ndërsa reshje intensive pritet të përfshijnë edhe 7 qarqe të tjera të vendit.