Një veturë ka goditur një ari në fshatin Lybeniq të Pejës, mëngjesin e sotëm. Nga lëndimet që ka marrë, ariu ka ngordhur, raporton Botapress.info
Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ndërkohë, në media janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i aksidentit.