Lidhur me kete gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka kontaktuar sot autoritetet ne Berne, ne veqanit ata nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM/ODM, me te cilet biseduam lidhur me te drejten e punës të të intersuarve nga Ballkani, sidomos ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia vende keto qe nuk jane anetare te BE-së, për të punuar në Zvicër, sepse në redaksinë tonë kemi arritur shumë letar e pyetje dhe kërkesa që duan të mësojne rreth munderive për të punuar në Zvicër.
Në Zvicer padyshim ka punë edhe për vendet nga ballkani qe nuk jane anetare te BE/EFTA-s, por e tera kjo mvaret nga kantonet dhe kualifimimi i tyre..
Lidhur me kete znj. Anne Césard zëdhënese nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin për gazeten zvicerane Le Canton27.ch fillimisht na eshte përgjigjur se “Per ata qe jane anetare e BE-së dhe EFTA procedurat per punesim ne vendin tone jane me te lehta. Nje mundesi pune eshte edhe per ata jashta BE-së, siq jane ato nga ballkani..Por e tere kjo mvaret nga kantonet, fasre kushte dhe kritere parashtrojne..”
Sipas autoriteteve zvicerane, pune ne Zvicer per Shtetasit e vendeve jo anëtare të BE-së ose EFTA-s mund të pranohen në Zvicër për t’u angazhuar në punë fitimprurëse vetëm nëse ata janë të kualifikuar. Menaxherët, specialistët dhe punëtorët e tjerë me kualifikime konsiderohen të kualifikuar – duke filluar nga të diplomuarit universitarë me përvojë profesionale disavjeçare.
Po halli, cfare do te behet me ata nga Kosova te cilet nuk jane as anetare te BE-së e as levizjen (schengen) e lire, yzrtarja nga Bewrna ne vazhdim ehste perjgigjur se “te intersuarit te punojne ne zvcer qe vijn e nga vende anetare te BE/EFTA kerkohet disa kritere specifike për shembull te kene nje kontrate pune nga ndonje punedhenes nga nje kantoni Zvcres, dihet duhet te jene te kualifikuar apo te kene nje diplome…”