Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj thotë se përjetoi sulmin më të rëndë në jetën e tij kur dëgjoi deklaratat e zyrtarit të VV’së Elvis Hoxha, i cili pretendoi se Jasharaj ka qenë anëtar i partisë serbe.
“Pikërisht, në atë ditë ishte sulmi më i rëndë. E kam thënë dhe po e përsëris, njëriu më i poshtër në VV, Elvis Hoxha ma bëri goditjen që gati më ka kushtu me shëndet.Kam pas krizë, shokët e familjarët e mijë janë ndjerë keq”, thotë Jasharaj.
Në një intervistë, Jasharaj thotë se kjo deklaratë e Hoxhës ndikoi në shëndetin e tij, teksa paralajmëroi padi ndaj tij dhe ndaj të gjithëve që u tallën me fotografi në rrjetet sociale.
“Gjithë këta të paftyrë që bëjnë fotomontazh me fytyrën e time duke më krahasuar me Millosheviçin, ata janë më të poshtritë në botë dhe do të përballen me Gjykatë. Unë kam kontaktuar me shumë avokat për këtë çështje, do të fillojë me paditjen e Elvis Hoxhës e me të gjitha ata që kanë shkruar në “Facebook” dhe kanë publikuar foto duke më krahasuar me Millosheviçiqin.Jam lodhë e jam stërlodh. Edhe fyerjet për dhëmbët dhe pamjen time, jau kam falur sepse janë njerëz pa karakter dhe unë me ta nuk merrem, por tani e kaluan kufirin”, tha Jasharaj.