Gazetari Arben Ahmeti ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili po pretendon se të gjithë janë ngritur kundër tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për ta bërë të lumtur kryeministrin duhet t’i tregohet se të gjithë janë bërë kundër tij.
Ai e ka ftuar kryeministrin që të çohet dhe të punojë diçka.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Ahmetit:
E vertete Albin!
Krejt jane organizu kunder teje.
Edhe gazetaret. Edhe mjeket. Edhe arsimtaret. Edhe profesoret. Edhe akademiket. Edhe ndertimtaret. Edhe bizneset. Edhe kleriket, edhe deputetet.
Edhe keshilltaret, edhe administrata, edhe prokuroret, edhe gjykatesit, edhe noteret.
Edhe ministrat, edhe Besniku, edhe Liburni, edhe Hyseni edhe Rozeta. Rifati eshte organizu shume kunder teje.
Edhe Vjosa u organizu kunder teje.
Edhe energjetika. Krejt lufta ne Ukrahine u ba kunder teje.
A je i lumtur tash?
Qu puno najsen.