“Ne kemi një dakordancë të mirë me Vetëvendosjen. Ne tentojmë të rritemi, të rritemi tutje, do të kemi prezencë të alternativave të ndryshme që mund të ndikojnë pozitivisht”, tha Statovci në Direkt.
“Për shkak të mirëkuptimit që kemi të dy palët e kemi pasur një mendim unik. Por gjithmonë kemi debate dhe diskutime. Të dy partitë kemi prezantuar qëndrime individuale por që në fund është marrë vetëm një vendim”, shtoi deputetja.
Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve, “Guxo” që garonte si listë së bashku me Vetëvendosjen është kthyer në parti politike, ku për herë të parë do të udhëhiqet nga dy persona, Donika Gërvalla dhe Faton Peci