Tre vajza me prejardhje nga Kosova janë shpallur të zhdukura në Gjermani. Denisa, Anila dhe Suela u nisën me autobus për të vizituar festivalin e qytetit në Lünen, por nuk u panë më.
15, 16 dhe 17 vjeçaret janë në kërkim që nga e shtuna. Një familjar i tyre ishte marrë vesh që t’i priste tek stacioni i autobusëve në Bergkamen, por që asnjëra prej tyre nuk u bë e gjallë atje.
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/09/1-2-300x288.jpg)
Që atëherë nuk ka pasur asnjë gjurmë prej tyre.
Një zëdhënës i policisë gjermane ka thënë se kontakti i fundit ishte përmes ëhatsapp rreth orës 21:30. Pas kësaj, të trija vajzat fikën celularët”.
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/09/2-3-268x300.jpg)
Që atëherë as familjarët e adoleshenteve nuk kanë pasur asnjë kontakt.Policia ka publikuar fotografitë e tyre ndërsa ka thënë se deri më tani nuk ka prova për një krim./Botapress.info/
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/09/3-2-273x300.jpg)