Probleme të shumta ndër vite ka patur në Shëndetësinë dhe Arsimin e Kosovës.E dy vitet e fundit duket se janë edhe më të vështira.Pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballen qytetarët në Arsim dhe Shëndetësi, ministrat duket sikur janë në “gjumë”.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk duket fare në Kosovë, apo duket thjeshtë rrallë herë për të prerë ndonjë shirit sa për hapjen e ndonjë ordinance.
E në tjetrën anë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci vazhdimisht deklaron se nuk ka zgjidhje për grevën në arsim, anipse fëmijët po e vuajnë këtë grevë tash e sa javë.
E lidhur me këtë Ehat Miftaraj ka pyetur se cilët janë ministrat më të dobët të Qeverisë Kurti II dhe pse pikërisht ministrja Nagavci dhe ministri Latifi.
Postimi i plotë:
Cilët janë ministrat më të dobët të qeverisë Kurti 2, dhe pse bash Nagavci dhe Latifi?
Arsimi dhe shëndetësia kanë mbet në mëshirën e fatit. Me rëndësi pagat dhe privilegjet i gëzojnë dy ministrat./Botapress.info/