Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të reja dhe shtatë të vdekur nga COVID-19.Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 155.379, ndërsa ai i viktimave në 5.442.
Ndërkohë, numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është rritur në 148.910.Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.027.