Sipas një komunikate të ministrisë, të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proces i cili do të zgjatë deri me datën 31 tetor të këtij viti.
Gjithashtu, shefja e kabinetit, Tela gjatë kësaj vizite falënderoi të gjithë zyrtarët e angazhuar që me përkushtim po ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës.