Pas shtrimit në spital, Familja Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar se Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur këtë pasdite në moshën 96-vjeçare.
Në njoftimin e shkurtër, thuhet se Mbretëresha ka vdekur në paqe në Baltimore.
Pallati mbretëror njoftoi përmes një deklarate zyrtare se monarkja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave vendase, ajo ndodhej në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral, Skoci.
Gjatë ditës, mjekët që mbikëqyrnin gjendjen e Mbretëreshës, janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e saj.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha mbetet komode dhe në Balmoral”, thuhej në një deklaratë nga Buckingham Palace.
Elizabeth ishte një princeshë e re që mori për herë të parë detyra publike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u shfaqur në radio dhe duke u emëruar një nga zëvendësit efektivë të babait të saj si këshilltare e shtetit.
Ajo u martua me Philip Mountbatten në vitin 1947, një martesë e cila zgjati deri në vdekjen e tij në 2021 dhe lindi katër fëmijë: Charles, Anne, Andrew dhe Edward.
Ajo u bë mbretëreshë në vitin 1952 pas vdekjes së parakohshme të babait të saj George VI, dhe vazhdoi të bëhej edhe monarku më jetëgjatë i vendit.
Ajo vlerësohet për rigjallërimin e monarkisë, duke nisur një turne botëror shtatë-mujor menjëherë pasi mori fronin dhe ndihmoi për të siguruar kalimin e Perandorisë në Komonuelthin e Kombeve.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/09/305657297_1075950919980378_106878329935938706_n-489x600.jpg)