Deputetja e Doarsa Kica – Xhelili, zyrtarisht u bë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është prej rasteve të rralla që deputeti i partive në pushtet, kalon në opozitë.
Deputeten, që deri tash ishte në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo, e ka prezantuar sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Gazeta ka raportuar dje ekskluzivisht se Kica – Xhelili i bashkohet këtë javë LDK-së./Botapress.info/