Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar rreth situatës ekonomik enë vend.
Molliqaj thotë se kanë kanë kaluar afër një vit pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili kishte thënë se Kosova po përjeton rritjen më të madhe ndonjëherë.
Por Molliqaj thotë se Ekonomia e inflacioni i rritë, por jo edhe pagat. Mirëpo ai thotë se pavarësisht “kokëfortësisë’ së qeverisë, pagat e punëtorëve do të rriten për shkak të rezistencës.
“Rritja e pagave është domosdoshmëri – siç është edhe Ligji i Pagave, i cili po zvarritet -, sepse qytetarët kanë nevojë për zgjidhje dhe jo për lëmoshë. Rritja ekonomike apo bonuset edhe mund të duken bukur në letër, por pa masa të duhura mirëqenieje nuk sjellin e as nuk e kompensojnë mirëqenien që po e gëlltitë inflacioni çdo muaj. Sado kokëfortë të jetë qeveria, kërkesat e drejta të punëtorëve janë më të forta dhe pagat do të rriten, jo me qejf të qeverisë, por për shkak të rezistencës”, shkruan ai.