Në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës po trajtohen 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Prej tyre 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjenoterapi.Sipas njoftimi të SHSKUK-së vetëm në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rënduar, 27 të konfirmuar me COVID dhe 71 me okisgjeno-terapi.
Ndërkaq sipas klinikave, në Infektivë janë të shtrirë 26 pacientë, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë 61 pacientë.Kurse në spitalet e përgjithshme të Kosovës janë të shtrirë 44 pacientë. 27 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me virus, kurse 25 janë me oksigjenoterapi.