Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu ka reaguar pas deklaratës së mësueses, e cila i tha kryetarit të SBAShK-ut “bonu burrë e ndalo grevën”.
Avdiu ka shkruar se kësaj mësuese, sot do ia kishte ndërprerë kontratën e punës, pasi që mesuese me këso bindje, që me kanë burrë është vlerë, nuk i duhen vendit.
“Mesuesja: behu burre, e ndale greven.
Dmth, kesaj mesuese sot ia kisha nderpre kontraten e punes. Mesuese me keso bindje, qe me kane burre eshte vlere, nuk i duhen vendit tone.
Kjo mendesi, na perballe me keso raste si ky i perdhunimit te 11 vjecares. Sepse kjo mendesi krijon role dhe sterotipe gjinore, qe cojne ne pabarazi dhe dhune gjinore.
Burreria nuk eshte vlere. Bile, ne menyren se si eshte manifestu deri sot, eshte antivlere”, ka shkruar Avdiu.