Vlerat e vërteta koha i rikthen në vendin e vet. Për disa vite u hodh gurë e baltë mbi LDK-ë, dikush me pavetëdije e disa me qëllime të errëta. E tërë kjo fushatë i shkonte në të mirë vetëm armikut të Kosovës. Por, megjithate në shërbim u vunë edhe njerëz tanë.
Le tua citojmë thënjen e madhe të Tagorës:
“Balta mund t’i përlyej diamantet, por nuk mund t’i kthejë në baltë”!
Tani kur vendi po ballafaqohet me kriza, LDK-ja është e përgatitur me projekte konkrete. Në këso kriza truri gjen zgjidhe e jo barku. Qytetari i Kosovës u mashtrua dhe u josh me fjalë e premtime, por gjendja e tij u keqësua shumë e më shumë! Kësaj Balzaku i thoshte: “Kur punohet pak, folet shumë”!
Kur barra e varfërisë po rëndohet vetëdija po ngrite. Kjo është fatëkeqësi, ndaj gjendja është kjo. Megjithë ndihmen, të cilën e ofron truri i LDK-së, mjerisht ata, që duhet të dëgjojnë nuk ndërrojnë mendim dhe qendrim.!
„Ai që kurrë nuk ndërron mendimet, ndoshta edhe nuk ka fare“- thoshte A.Moravia.
Kjo sjellje e papërgjegjësi po e tregon fytyrën e atyre, të cilët premtuan shumë.
Duke parë fytyrën e vërtetë qytetari ndërron drejtim. Tani kjo sheshazi po manifestohet dhe rrugët qojnë aty ku fillian mbarë. Ashtu edhe anëtarësia e LDK-së, e cila dikur shkëlqente, tani është, duke iu kthyer bazës së vet.
Për ilustrim anëtarësia e dikurshme, vetëm brenda një muaji rithemeloi tri nëndegë.
Në këtë mënyrë besimi në trungun e vërtetë frytet janë duke u shtuar. Trendi i rritjes ecën sigurtë dhe e ardhmja premton shumë. Fitores së Facebook-ut është duke i rrëshqitur dheu nënkëmbë. Lavdatat u takojnë heronjve, kurse shtetin e bëjnë ata, që dinë. Vendi ngritet me punë e çlirohet me dashuri! Këtë na e kërkon koha tani.
-Vetëm i padituri është armik i dijes-thoshte diku Avericki.! Po sot kush po e ngulfat vatrën e dijës?
Popujt e ngriur investojnë në dije, e çka t’i themi udhëheqjes sonë?
Zot ruana se dijen duhet nxjerrë prej trurit, e meritat nga puna.
As njëra as tjetra sot Kosovës nuk po i ecën!
Kjo e keqe e madhe do të kalbet një ditë prej së trashuri. Koha e LDK-së po vie, drita dhe dituria do ta mbulojnë vendin!
LDK, Dega në Zvicër
Komisioni për Informim