Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e Kryesisë së kësaj partie, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, dje dhe sot, kanë zhvilluar takime për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të Sesionit vjeshtor parlamentar.
Nënkryetarja e partisë, Vlora Çitaku ka shpërndarë disa fotografi nga këto takime, duke veçuar një me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Forca e bënë fuqinë e qe besa edhe harenë “, ka shkruar Çitaku sipër fotos me Lladrovcin.
Rikujtojmë se komuna e Drenasit e drejtuar nga Lladrovdi mbanë primatin për performancë në nivel vendi.