Policia ka arrestuar sot në Kaçanik personin e kërkuar me inicialet S.S(M/K) i moshës 34 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe i dënuar me dy vjet burg.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK’së.
Komunikata e plotë:
Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 14:30 në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.S(M/K) i moshës 34 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” me dënim burgimi prej dy (2) viteve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Botapress.info/