Një fotografi që po qarkullon në disa mediume dhe në rrjetet sociale, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, gjatë vizitës së saj në Veri të vendit shihet nën përcjellje të pjestarëve të Njësisë Speciale të Serbisë e jo nga Policia e Kosovës.
Sipas protokolli zyrtar ndërkombëtar, zyrtarët e një shteti mund të shoqërohen vetëm nga ekipi i delegacionit dhe një ndonjë pjestar i sigurimit i veshur me uniformë civile. Ndërkaq në fotografinë që shihni, pjestarët e Njësisë Speciale serbe mbajnë unifomrën e tyre zytare, të gjelbërt me veshje antiplumb.
Nuk dihet a e kanë parrë këtë fotografi kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Mbase e kanë parë por i kanë mbylur sytë!
P.S. Paramendoni sikur VV-ja të ishte në opizitë dhe të ndodhte kjo gjatë vizitës së zyrtarëve serbë në Kosovë: “Kriminelët serbë në Veri! Qeveria kuislinge lejon hyrjen e kriminelëve serbë në Veri! Kreministri duhet të shkarkohet bashkë me ministrin” e parolla të tjera të dëgjuara në këto 10-15 vjetët e fundit në rrugë e në Kuvendin e Kosovës!