Policia e Kosovës ka nisur hetimet për përleshjen e cila ndodhi në stadiumin “Fadil Vokrri” para derbit Prishtina – Ballkani.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është therrur me thikë, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor teksa për rastin është një person i dyshuar, shkruan Demokracia.com.
“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 04.09.2022-19:45. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime gjatë një rrahje në mes të disa personave, pasi i njëjti dyshohet se është therrur me mjet të mprehtë nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Para se të niste takimi, dy tifozeritë “Plisat dhe “Xhebrailat” u përfshinë në një rrahje brenda stadiumit.
Në fund, Ballkani fitoi 0:1 ndaj Prishtinës në kryendeshjen e javës së pestë./Botapress.info/