Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për rastin e dhunimit të 11 vjeçares nga 5 persona të cilët tashmë janë vënë nën pranga.
Menjëherë pas kësaj ngjarje ka dhënë dorëheqje Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Ali Gashi, Drejtor i Drejtoratit për Trajtimit e të Burgosurve dhe të Miturve, raporton Gazeta Express.
Megjithatë kryeministri Kurti ka zbuluar se për rastin në fjalë janë bërë edhe dy shkarkime. Kreu i Qeverisë ka treguar se janë shkakruar edhe drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori i Operativës.
“Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. E Drejtori i Përgjithshëm ka ofruar dorëheqje”, ka shkruar Kurti.