Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar mëngjesin e djeshem në lagjen “Nic” të Çagllavicës (komuna Graçanicë), ku viktima V. Sh, rreth 47-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj, Sh. Sh, rreth 54-vjeçar, për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka deklaruar në Polici se për një kohë të gjatë është nënshtruar ndaj dhunës dhe i është kufizuar liria e lëvizjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Graçanicës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore.
I dyshuari është paraqitur më pas në Stacionin Policor në prani të avokatit të tij, ku ka dhënë deklaratë me shkrim, duke mohuar të ketë ushtruar ndonjë formë dhune ndaj bashkëshortes.
Rasti është marrë në trajtim nga zyrtari për dhunë në familje dhe është informuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhunë në familje”, me procedurë të rregullt.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në