“Kosova është Serbi” është mbishkrimi që iu shkrua një veture me targa RKS në Kroaci.
Kjo u bë e ditur nga një postim i deputetes shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prljaskaj, derisa tha se mbishkrimi u bë nga një qytetar serb, në qytetin e Opatisë, derisa veprimin e quajti akt të përçarjes.