Drejtori i Policisë Rajonale të Prishtinës, Fahredin Verbovci më nuk do të jetë në këtë pozitë, pasi është marrë vendim për zëvendësimin e tij.
Në vend të tij, burime e Sinjalit kanë bërë me dije se në vend të Verbovcit është emëruar nënkoloneli Fehmi Xhata.
Ndryshe, para dy ditësh ka thënë dorëheqje edhe drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti dhe në vend të tij është caktuar si ud. Fehmi Hoti.
Arsyeja e dorëheqjes së Mehmetit, sipas ministrit Xhelal Sveçla, lidhet me “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, pas rastit të dhunimit të të miturës.
Lidhur me këtë rast, pesë persona të dyshuar ndodhen nën masë n e paraburgimit.