Në muajin shkurt të këtij viti për disa ditë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci ishte bërë viral. Ai kishte deklaruar se përveç rrymës, çka ka mashtruar tjetër Albin Kurti. Në këto kohë me reduktime të energjisë elektrike deklaratën e famshme të tij e kujton gazetari, Parim Olluri, transmeton Gazeta Botapress.
Bajqinovci ishte ftuar në KlanKosova për të folur në lidhje me të arriturat dhe dështimet e Qeverisë Kurti në një vjetorin e saj.
Por ai e kishte ‘pranuar’ edhe publikisht gënjeshtrën e kryeministrit në lidhje me çmimin e rrymës, derisa kishte thënë: ‘’Për çka ka mashtru Kurti përveç çmimit të rrymës.’’
Para pak çastesh me anë të një postimi në Facebook gazetari, Parim Olluri ironizoi me këtë çfarë thoshte para pak muajsh deputeti.
”“Perveç rrymes, çka ka mashtru Albini”. Eshte normale qe kjo perle e Mef Bajqinovcit me tu kujtu sa here qe ndalet rryma,” shkroi ai.
Reduktimet me energji elektrike janë ashpërsuar dukshëm. Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe treorëshe. /Botapress.info/