Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të një 11 vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona, raporton Botapress.
Mehmeti ia ka ofruar dorëheqjen ministrit Svecla, derisa Kurti e ka liruar nga detyra.
Në vend të Mehemtit, pozitën e drejtorit do ta ushtrojë Fehmi Hoti. Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Sveçla në njoftimin për dorëheqjen e Mehmetit.
“Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla./Botapress.info/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/Fehmi-Hoti-1_web-scaled-1-639x600.jpg)