Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar publikimin emrave të dyshuarve për dhunimin e një 11 vjeçare në Prishtinë.
“Emrat. Jo inicialet”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka kërkar nga institucionet shtetërore që të veprojnë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës që emrat e dhunuesve të bëhen publike.
“Emrat e dhunuesve duhet publikuar. S’ka privatësi aty. Në SHBA psh, dhunuesit e kësaj natyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes., dhe komuniteti njoftohet pë vendbanimin e tyre. Kjo është çështje e interesit publik”, ka shkruar Çitaku.