Lajmërimin e kishin vendosur në derë(Grevë). Dyert e kopshtit “Armela” në komunën e Podujevës ishin mbyllur për të respektuar vendimin e sindikatës për grevë, deri në miratimin e kërkesave te tyre.
Çdo prind që solli fëmijën, kthehej prapa.
Për këtë arsye këpucët e Edas, Hanës, Tianit e shokëve të tyre që përdoren brenda kopshtit, kishin zënë vend në rafte.
Raftet plot, por të zbrazta ishin hapësirat ku dhjetëra fëmijë zhvillojnë aktivitete në këtë kopsht.
Bahrije Kastrati, kryetare e sindikatës tregon se si e morën lajmin prindërit e fëmijëve.
Ajo shpreson në arritjen e një kompromisi mes institucioneve përkatëse.
E shkollat momentalisht janë boshe, por ato mund të mbesin të tilla edhe pas 1 shtatorit.
Fadil Halimi, kryetar i sindikatës së Arsimit në Podujevë thotë se nuk di ndonjë vend që nuk po respektohet vendimi.
Madje, ai nuk jep shpresë për fillimin e Vitit të Ri shkollor, pa miratimin e kërkesave të tyre.
Në shkollën e mesme “Isa Boletini” thanë se nuk janë pjesë e sindikatës, dhe me gjasë nuk do të respektojnë vendimin për grevë.
Ndërsa, në shkollën teknike Fan Noli u mblodhën të gjithë përfaqësuesit e sindikatave të arsimit, por aty ekipit të t7, iu tha se nuk mund të marrin pjesë.
Megjithatë thirrjen për grevë nuk e morën parasysh të gjithë.
Nga komuna e Podujevës nuk dëshiruan të komentojnë grevën, pasi thanë se nuk është në kompetencat e tyre.