Aktivistë e familjarë të anëtarëve të Vetëvendosjes po vazhdojnë të “rehatohen” në Komunën e Kamenicës, e cila udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes.
Së fundmi, Rahimaj e ka ‘rehatuar’ në punë edhe një familjar të një asamblisteje të kësaj partie.
Burim Kryeziu, bashkëshorti i asamblistes së Vetëvendosjes, Valentina Kastrati-Kryeziut, është bërë menaxher i personelit në administratën e kësaj komune.
Ky është vendimi për emërimin e tij:
Për muaj me radhë, Kryeziu mbante këtë pozicion, por si ushtrues detyre, pasi që më parë ai ka qenë zyrtar ligjor.
Gazeta ka raportuar në vazhdimësi për punësimet e militantëve të Vetëvendosjes në këtë komunë./Botapress.info/