Dy artistët e njohur, Tayna dhe Fero me sa duket kanë nisur një ‘luftë’ virtuale me njëri-tjetrin.E gjitha nisi nga një deklaratë e reperi nga Gjilani, i cili një hyrje ‘live’ me Kozakun u shpreh se Taynën ‘nuk duhet pyetur për muzikës të re, por për ndonjë operacion të ri’.
Dhe, duket se një kundërpërgjigje tërthorazi ka ardhur nga reperja nga Prizreni e cila përmes një postimi që ka bërë ditën e sotme (e mërkurë) ka lënë të nënkuptohet se i referoje deklaratës së Feros.
“Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë mundesh vetëm të më admirosh”, shkruhet në një postim që krijuesja e hitit “Sicko” ka shpërndarë në InstaStory.
Ndryshe, kujtojmë që Fero pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi, ai akuzohet për sulm fizik ndaj një personi./Botapress.info/