Besian Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë gjatë një konference për media, të martën se “kriza do të përkeqësohet gjatë dimrit”.
Sipas tij, kjo është edhe për shkak të “papërgjegjësisë të Qeverisë”, që sipas Mustafës “nuk po di ta menaxhojë krizën”.
Zjarr në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, gjeneratori në flakë
“Na ndajnë disa javë nga fundi i verës dhe kriza do të përkeqësohet në mënyrë dramatike, pasi po vijnë ditët më të ftohta të vitit. Kjo qeveri e papërgjegjshme nuk bëri asgjë për të përballuar krizën, për të mbështetur qytetarët dhe për t’ua lehtësuar barrën që rëndon mbi ta”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë menjëherë, pasi koha nuk ka.
“Qeveria duhet të veprojë menjëherë sepse nuk ka më kohë për të humbur, prandaj propozojmë një plan që do të ketë efekte të menjëhershme dhe afatgjate në uljen e shpenzimeve për qytetarët dhe kompanitë dhe stabilitetin afatgjatë të furnizimit me energji të vendit tonë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.