Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Vetëvendosje erdhi në pushtet me sloganin “Zajednica nuk kalon” dhe tash kur kreu i kësaj partie, Albin Kurti, është në krye të dialogut me Serbinë po “të kalojë Zajednica” duhet t’i ndërrohet edhe emri i vetë partisë.
Ish-Presidenti Sejdiu deklarohet rreth Asociacionit, këto janë pritjet e tij
“Ti kërkosh Albin Kurtit sot ta pranojë “Zajednicën” është sikur t’i kërkosh atij t’ia ndërrojë emrin Vetëvendosjes. “Zajednica nuk kalon” është slogani mbi të cilin ky subjekt e ka ndërtuar një kauzë politike e cila kontribuoi në arritjen e rezultatit të pashembullt zgjedhor. Prandaj “Zajednica nuk kalon” është ajo që e definon këtë subjekt. E nëse kalon, atëherë ndoshta duhet filluar të mendohet për një emër të ri të subjektit politik”, ka shkruar Ibrahimi.
Ai tha se personalisht mendon se Asociacioni është një kancer në funksionimin e shtetit të Kosovës.