Përputhen ka shërbyer si një ogur i mirë për shumë konkurrentë pjesëmarrës.Ndonëse jo brenda programit, jashtë tij shumë ish-konkurrentë kanë gjetur dashurinë e jetës, dhe jo vetëm kaq.
Së fundmi, Melik Balicki i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij, Jonidën.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Meliku me anë të një videoje në Instagram ku duket i veshur dhëndër në një makinë me gruan e tij.
“U martova edhe unë më në fund,”-shkruan ish-konkurrenti i Përputhen krahas videos.