Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulezim Blaka, ka publikuar në Facebook një video ku shihet se në çarshinë e gjatë në Pejë janë vendosur disa gjeneratorë, në mungesë të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se kjo është 16 vjet kthim mbrapa
“Çarshia e gjatë Pejë… sot, sikur me 2006… 16 vjet kthim mbrapa”, ka shkruar Blaka.
Kujtojmë që ditët e fundit, në Kosovë ka pasur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.