Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka telefonuar homologun e saj, presidentin Bajram Begaj, derisa ka shtuar se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit.
Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani./Botapress.info/