Njësitë policore të Stacionit në Mitrovicën e Veriut kanë sekuestruar dy armë zjarri në një kompleks banesor të pabanuar, pas pranimit të një informacioni operativ.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik rreth orës 14:05 në rrugën “Anka Spaic”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë edhe ato të specializuara për mjete shpërthyese. Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, të cilat janë prodhim serb.
Armët janë marrë si dëshmi materiale, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në