Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një njoftimi për media, ka thënë se kjo ministri dhe donatorët kanë ndarë 10 milionë e 500 mijë euro për komunat në Kosovë, shkruan Botapress.
Në këtë komunikatë, MAPL ka thënë se janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat.
“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave. Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Qeveria që investon dhe mbështet Komunat
14 gusht 2022, Prishtinë
MAPL dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milion për projekte në Komuna;
Janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat.
Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave.
Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit.